Sport

Befason Mourinho: Nuk jemi duke luftuar për titull

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka befasuar të gjithë duke thënë se nuk janë duke luftuar për titullin e Premierligës.

Spurs janë në formë tejet të mirë, derisa sonte (e shtunë) triumfuan ndaj Manchester Cityt me rezultat 2 – 0.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sidoqoftë, tekniku portugez ka theksuar se janë duke luftuar që të fitojnë çdo ndeshje dhe jo për titull.

“Është mirë të jemi në maje, por ndoshta nesër do jemi prapë në vendin e dytë dhe sinqerisht nuk është problem për mua, jam i lumtur me evolucionin”.

“Njerëzit nuk mund të presin që ne pas një edicioni të luftojmë për titull. Nuk jemi duke luftuar për titull, jemi duke luftuar që të fitojmë çdo ndeshje”.

“Por, ne do humbim ndeshjet, do barazojmë disa. Por, dreka do jetë e mirë dhe qetësohem dhe do shikojë Atletico Madrid vs Barcelona dhe të pushojë si engjëll”.

“Nuk ka problem nëse Leicester fiton nesër dhe jemi të vendin e dytë përsëri”, deklaroi ai.

Me tabelën momentale, Spurs janë lider me 20 pikë, dy më shumë se Chelsea në vendin e dytë.