Lajme

Bedri Hamza infektohet me COVID-19

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë pozitiv me koronavirus.

Ai këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv përmes telefonit shkurtimisht.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Po, kam dalë pozitiv me COVID-19. Gjendja është stabile, besoj e tejkalueshme”, është shprehur Hamza.

Hamza nuk është i vetmi deputet i PDK-së që tash është në izolim për shkak të COVID-19. Javën që shkoi edhe deputeti Memli Krasniqi është prekur nga virusi.