Maqedoni

Bedri Fazliu u zgjodh në krye të degës së BDI-së në Zhelinë (PLT)

Tetovë, 19 tetor 2019 (MEDIAL) – Në Kuvendin e sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake, Bedri Fazliu u zgjodh Kryetar i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Zhelinë.

Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikëqyrës të degës së Zhelinës.

Punimet e Kuvendit Zgjedhor i ndoqi Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, nënkryetari i BDI- së Sadulla Duraku dhe Sekretari Organizativ i BDI-së,  Artan Grub.