Kuriozitete

Bebën e mbajti në bark burri, bëhen prindër çifti më i rrallë në botë

Danna Sultan dhe Esteban Landrau janë bërë prindër për herë të parë. Djali i tyre Ariel ka ardhur në jetë dhe çifti janë më të lumtur se kurrë.

Danna Sultana, e cila ka lindur mashkull dhe identifikohet femër është bërë shumë e famshme nga lidhja me Esteban Landrau, i cili ka lindur femër, por e identifikon veten mashkull.

Çifti bëri bujë me fotot ku Esteban Landrau shfaqej me barkun shtatzënë. “Ti erdhe në jetën time për të më mësuar të dua pa kushte”, shkroi Danna krah fotos ku shfaqej me të birin.