Showbiz

Bebe Rexha bëhet kuq e zi, krenohet para botës

Bebe Rexha nuk heziton të tregojë gjithmonë patriotizmin e saj.

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare, e cila po shënon suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Së fundi, artistja ka ndryshuar dukjen, duke ngjyrosur flokët e kuqe, kurse rrënjët i bëri të zeza, ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë.

Këto ngjyra përkojnë me ato të flamurit kombëtar shqiptar, e për këtë gjë ajo shprehet krenare.

Bebe publikoi një fotografi në Instagram, ku duket tejet joshëse, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos vendosi zemrat kuq e zi.

Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha shprehet krenare për origjinën, ngase të tilla veprime bën shumë shpesh.