Maqedoni

Beadini: Për plagjiaturat duhet të flasin organet kompetente

Nexhbedin Beadini i apostrofuar në rastin m

Nexhbedin Beadini i apostrofuar në rastin me plagjiaturat në UT që ditëve të fundit ka bërë bujë në opinion, i ftuar në “Programi 200”, për tu sqaruar rreth rastit në fjalë tha se personi i cili ka nisur këtë nismë nuk është kompetent, pavarësisht se mund të ketë pasur qëllime të mira. Sipas Beadinit ekzistojnë institucione kompetente të cilat duhet të merren me çështjen e plagjiaturave, që e vërteta të del në shesh.

– Advertisment –

Asnjëherë në jetën time nuk kam folur për vetveten, por sot do flas për arsye se më obligon opinioni dhe kam një obligim moral që ta them të vërtetën. E vërteta është se e gjithë karriera ime për shkollim është e njohur për opinionin, sepse ne kemi CV të plasuar në internet, kush do ta marr le ta marr, karriera jonë dihet  edhe si ekspert, edhe si profesor edhe si udhëheqës. Personi në fjalë nuk është kompetent për të na vlerësuar ne, jemi apo s’jemi profesor, jemi apo s’jemi plagjiatura, apo edhe çështje tjera, sepse ka organe. Dhe ju duhet ta dini se rasti i plagjiaturës, fenomeni plagjiaturë, është fenomen që është i organizuar me ligj. Të drejtën autoriale të cilën personi në fjalë që i është marr punimi, teksti, një pjesë e punimit e kështu me radhë, do të thotë, kompetente është e drejta autoriale, që ai ta paraqes këtë punë në organet zyrtare”, deklaroi Nexhmedin Beadini, UT.