Sport

BBC-ja raporton se një ekip ka kërkuar tërheqjen nga Super Liga Europiane

Nis përçarja e Super Ligës Europiane.

Nis përçarja e Super Ligës Europiane. Nga raportimet e fundit të BBC-së, bëhet me dije se Chelsea po përgatit dokumentacionin për të kërkuar tërheqjen, njofton Insajderi.

Media prestigjioze bën me dije se skuadra londineze ka vendosur të largohet duke mos qenë pjesë e 12 klubeve themeluese.

Lajmi pritet të bëhet zyrtar në orët në vijim. Vlen të theksohet fakti se Milan, Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham ishin klubet themeluese të Super Ligës, që pritet të zhvillohet në gusht.

Tifozët e Chelseat organizuan ditën e sotme një protestë pranë stadiumit “Stamford Bridge”, kundër kësaj lige të re. /Insajderi.com