Maqedoni

BBC: Diplomatë me përvojë të BE-së të zemëruar për shkak të bllokimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Siç raportojnë nga BB, diplomatë me përvojë nga Bashkimi Evropian janë të zemëruar pas bllokimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Sipas BBC, “disfata” erdhi pas rekomandimeve për nisje të bisedimeve për të dyja vendet nga Komisioni Evropian dhe nga Kuvendi Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi se “ky është gabim i madh historik” dhe se shpreson se kjo është vetëm përkohësisht, ndërsa kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se “kjo nuk është disfatë, por gabim” dhe se “ndjehet i turpëruar”, shkruajnë nga BBC.

Sipas televizionit, Franca ka qenë i vetmi vend që ka bllokuar nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, ndërsa Holanda dhe Danimarka i janë bashkëngjitur kryetarit francez Emmanuel Macron në kundërshtimin e tij kundër Shqipërisë. Macron tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të shkojnë në një paketë dhe se është i nevojshëm reformimi i procesit të zgjerimit.

“Është e nevojshme reforma te rregullat e zgjerimit. Nuk duhet të hapim bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, para Shqipërisë, duhet të ketë bisedimeve për të dyja vendet. Duhet të bëjmë më shumë t’u ndihmojmë atyre vendeve që të zhvillohen, dhe jo vetëm të japim premtime”, përcjell BBC deklaratën e Macron.

BBC thekson se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se ekziston “dëshpërim” nga vendimi, por se “çështja duhet të rishqyrtohet në Samitin për Ballkanin Perëndimor në fillim të vitit të ardhshëm”. Sipas saj, francezët duan që procesi i zgjerimit të jetë më transparent.

“Ka vlerësimi të ndryshme për këto dy vende. Disa thonë se nuk kanë bërë mjaftueshëm. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë punë”, tha Merkel.

BBC rikujton se edhe euro komisari për zgjerim, Johahnes Hahn akuzoi liderët e BE-së për mospërmbushjen e premtimeve ndaj dy vendeve. “Vendet anëtare tani duhet të sqarojnë se sa seriozisht janë të përkushtuara në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, tha Hahn./Telegrafi/