Bayern Munich është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Greqi në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët kanë mposhtur 2:3 Olympiacos në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve.
Youseff El Arabi në minutën e 23’ kaloi vendasit në epërsi.
Robert Lewandowski në minutën e 34’, shënoi për barazimin e rezultatit në 1:1.
Sulmuesi polak në minutën e 62’, realizoi për të përmbysur rezultatin e ndeshjes në 1:2, derisa Tolisso në minutën e 75’ shënoi për 1:3.
Deri në fund të ndeshjes, vendasit nëpërmjet Guilherme ngushtuan epërsinë në 2:3, pa mundur të bëjnë më shumë.