Sport

Bayerni e tërheq ofertën e bërë për Alaban

Presidenti i Bayern Muenchenit, Herbert Hainer, ka thënë se klubi ka tërhequr ofertën për kontratë të re pesëvjeçare që i ka bërë mbrojtësit austriak David Alaba, pasi Alaba ka refuzuar atë fillimisht, shkruan agjencia Reuters.

Alaba 28-vjeçar, që gjendet te Bayerni që nga viti 2008, ka kontratë deri në vitin 2021. Bisedimet për kontratë janë zgjatur tash e disa muaj, ndërsa raportohet se arsyeja është paga vjetore e lojtarit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Ne i kemi bërë ofertë Davidit dhe këshilltarëve të tij disa kohë më parë dhe mendojmë se ishte ofertë e mirë. Gjatë takimit të fundit i kemi thënë se duam më tepër qartësi deri në fund të tetorit. Nuk kemi marrë deri sot dhe kemi kontaktuar këshilltarin e tij. Përgjigja është se oferta nuk është e kënaqshme dhe duhet të mendojmë për të sërish. Kështu që kemi tërhequr totalisht ofertën. Kjo nënkupton se më nuk ka ofertë të re”, ka thënë Hainer për mediumet gjermane.

Alaba, që mund të luajë në dy krahët e mbrojtjes dhe në qendër, ka fituar dy Liga të Kampionëve, nëntë Bundesliga dhe gjashtë Kupa të Gjermanisë me Bayernin.