Lajme

Bayern-Sevilla në shtesë, Neuer shpëton bavarezët me magjinë e tij (VIDEO)

Bayerni i ka mbyllur me barazimin 1-1, 90 minut

Bayerni i ka mbyllur me barazimin 1-1, 90 minutat e plota ndaj Sevillas. Gjermanët dhe spanjollët nuk arritën të rrëmbejnë trofeun në ndeshjen e rregullt dhe u janë drejtuar minutave shtesë të sfidës.

Sevilla ishte e para që kaloi në avantazh me golin e Ocampos në minutën e 13′, por ishte Goretzka që barazoi gjithçka për vendasit në minutën e 34′. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Lewandowski shënoi në fillimin e pjesës së dytë, por VAR-i anuloi golin e sulmuesit polak. Sevilla kishte mundësinë më të mirë të fitonte trofeun në minutën e 87′ pas një kundësulmi fantastik, por Neuer bëri mrekullinë.

Gjermani tregoi se mbetet ndër më të mirët në botë me pritjen e tij fantastike. Gjithçka zgjidhet nga shtesat tani…


Etiketa: , ,