Sport

Bayern Munchen vs PSG – formacionet e ndeshjes së parë çerekfinale

Luhet në “Allianz Arena”, duke filluar nga ora

Luhet në “Allianz Arena”, duke filluar nga ora 21:00, ndeshja mes Bayern Munchen dhe PSG, e vlefshme për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet që do të kërkojnë fitoren, për ta pasur më të lehtë për ndeshjen e kthimit. Francezët kanë arritur në vitin 1994 të fitojnë dy herë ndaj Bayernit, George Weah dhe Daniel Bravo shënuan në fitoren 2-0 në shtëpi me Weah që shënoi edhe në ndeshjen e kthimit në Mynih, golin e vetëm për francezët që shkuan në fazën tjetër.

Në sezonin 2017-2018 Parisi fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 3-0 dhe më pas në ndeshjen e kthimit, bavarezët fituan me rezultatin 3-1. Kujtojmë se ishte vetëm faza e grupeve dhe të dyja skuadrat arritën më pas të kualifikoheshin në fazën tjetër. Ndërkohë që bavarezët triumfuan në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, teksa mposhtën minimalisht PSG-në në finale duke fituar trofeun.

Flick do të fillojë takimin me formacionin 4-2-3-1, teksa Pochettino me skemën e njëjtë i përgjigjet.

Bayern Munchen: Neuer; Pavard, Suele, Alaba, Hernandez; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Coman; Choupo-Moting.

PSG: Navas; Diallo, Kimpembe, Marquinhos, Dagba; Gana Gueye, Pereira; Draxler, Neymar, Di Maria; Mbappe. /Insajderi.com