Lajme

Bayern mendon për portën, e “blindon” një gjerman

Bayern Munich është një nga klubet që i bes

Bayern Munich është një nga klubet që i beson më tepër talentit vendas. Diçka të tillë e konfirmon edhe fakti që aktualisht ndodhen 14 futbollistë të kombëtares gjermane.

Statistikë që drejtuesit do kërkojnë ta thellojnë sërish, pasi në merkatot e ardhshme, numri i “Pancerave” te Bayern pritet të rritet. Të paktën këtë shkruajnë mediat gjermane, të cilat zbulojnë edhe alternativat për pasuesin e Manuel Neuer.

Aktualisht, në planet e drejtuesve është Bernd Leno i Arsenalit, Marc-Andre ter Stegen nga Barcelona dhe Alexander Nubel nga Schalke 04.

Tre futbollistët gjerman shihen si profilet ideale për të zëvendësuar Neuer. 33-vjeçari ka një kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2021 dhe kampionët e Bundesliga po punojnë për të mos u gjendur në befasi.