Bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska pjesë e aksionit për shëndet kardiovaskular tek femrat

Alsat 2019-11-08T08:10:19+01:00
Bashkëshortja e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgievska, së bashku me bashkëshortet e ambasadorëve të akredituar në shtet do të përfshihen në aksionin për përforcimin e vetëdijes për shëndet kardiovaskular tek femrat “Alarm i kuq për shëndetin femëror të zemrës”.
Siç informojnë nga Kabineti i presidentit, me këtë rast sot në IPSH “Vita Katerina” në rr. “Bukoviq pa numër në komunën e Sarajit dhe në Klinikën universitare “Nënë Tereza” në Repartin për kardiologji, do të bëhen kontrolle dhe bisedime për rreziqet nga kjo sëmundje.
Loading…