Lajme

Basha: Të ngrihet SPAK një orë e më parë

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë në Korc

Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë në Korcë, Basha ka prekur edhe temën e drejtësisë dhe pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Dua të gjej rastin këtu, meqë jemi në këtë bashkëbisedim të shpërndaj çdo dilemë të mbjellë nga propaganda qeveritare, PD dhe opozita mbështesin totalisht ngritjen një orë e më parë të SPAK-ut dhe mbështetjen e SPAK-ut në të gjitha burimet njerëzore dhe financiare. Dhe për këtë kemi insistuar edhe me partnerët tanë strategjikë të SHBA, sepse kjo është garancia e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të hetuar korrupsionin në nivele të larta, që është hapi i parë për barazinë para ligjit. Pa patur këtë themel, barazinë para ligjit, ta harrojmë se do të na hapen dyert e Europës“, u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës shtoi se nuk hapen dyert e Europës për një vend që nuk ka sundimin e ligjit, por ku sundohet me ferman. “Sot Shqipëria sundohet me fermanin e kryeministrit fuqiplotë, fuqi të cilat nuk ia jep Kushtetuta, nuk ia jep ligji, pra nuk ia japin qytetarët shqiptarë, por me fuqi që i ka marrë, i ka grabitur pikërisht me ndihmën e atyre që duhet të jenë të parët para drejtësisë, krimit të organizuar dhe bandave kriminale“, deklaroi Basha.


Etiketa: ,