Lajme

Basha: Shumë shpejt do të kemi zgjedhje të parakohshme

Kreu i PD-së Lulzim Basha, u shpreh nga Shkodr

Kreu i PD-së Lulzim Basha, u shpreh nga Shkodra se shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme. Basha iu përgjigj interesit të mediave, duke thënë se “janë më pak se një ekip kalçetoje që mban peng shqiptarët”. Sipas Bashës data e zgjedhjeve të parakohshme do të afrohet akoma dhe më shumë.

Kryetar bashkish nuk ka në asnjë qytet të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka asnjë bashki. Në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme sepse shqiptarët nuk e meritojnë të largohen. Partia Socialiste vazhdon që t’i shërbejë vetëm një grupi njerëzish. Edhe socialistët të mërzitur të keqqeverisur që po i turpëron çdo ditë me kandidatë të kriminalizuar. Janë më pak se një ekip kalçeto që mbajnë peng shqiptarët. Protesta do të ketë shumë shpejt dhe s’janë ndalur asnjëherë.

Është në dorën e gjithë ne bashkë ta afrojmë këtë datë sa më shumë dhe si pjesë e detyrës time jam sot me qytetarët e Shkodrës në këtë rrugëtim që ka për qëllim mbylljen e kësaj krize dhe afrimin jo thjesht të datës së zgjedhjeve dhe rotacionit politik, por të atij ndryshimi që për nga standardi dhe cilësia të jenë evropiane dhe mos lënë askënd të zhgënjyer në pritshmëri, në shpresat dhe projektet.

Për fat të keq PS vazhdon të poshtërohet ditë për ditë nga persona me rekorde kriminale dhe vazhdon të drejtohet nga një grup njerëzish që nuk kanë interes të ndryshojnë. Kjo është kontradikta kryesore. Shumica e shqiptarëve thonë se kështu nuk vazhdohet më. Një grusht njerëzish grabisin pasuritë e shqiptarëve. Ndaj detyra jonë është të bashkohemi të formulojmë zgjidhjet me anë të cilës do ti japim fund jo vetëm kësaj krize ekonomike, por do të projektojmë një qeverisje që ti takojë qytetarëve dhe të pamundësojmë që kushdo parti politike ta kthejë shtetin në pronë private, deklaroi Basha.

Lexo edhe:

Basha: Do çlirojmë Shkodrën, do krijojmë vende pune për të rinjtë


Etiketa: , ,