Kreu i PD Lulzim Basha, ka publikuar në Twitter një spot, ku thotë se për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian.
Lideri i opozitës, përmes spotit të publikuar shpehet se u bë shumë kohë pa një arritje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Basha thekson se e kemi gati vendin në familjen Europian. “Ashtu siç punova fort për ta bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë pa viza, tani është koha të ecim të sigurt drejt qëllimit tonë të përbashkët, anëtarësimit tonë në BE.
Unë e di si arrihet kjo. Bashkë mund ta bëhmë këtë realitet. Bashkohuni me mua.” – thotë Basha.
Për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve, na duhet të anëtarësohemi në Bashkimin Europian. #ShqipëriaFITON pic.twitter.com/lF03eSfgVz
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) April 2, 2021
4
Etiketa: Basha, BE, spoti