Lajme

Basha për masakrën e Srebenicës: PD rezolutë në Kuvend për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lul

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Serbrenicës, shkruan Insajderi.

Ai në një postim në ‘Twitter’ ka thënë se PD do të paraqesë në Kuvend një rezolutë e cila do të dënoj gjenocidin në Serbrenicë por edhe gjenocidin serb në Kosovë.

Ai tha së masakra e Srebenicës është një akt genocidal i cili duhet të njihet dhe të dënohet si i tillë nga bota e civilizuar.

“Shqipëria duhet të ketë kurajon dhe pavarësinë për ta dënuar atë dhe genocidin serb në Kosovë, mbi të cilin mbi të cilin Partia Demokratike e Shqipërisë do të paraqesë në Kuvend një rezolutë”, ka shkruar Basha.

Sot është 26 vjetori i masakrës së Srebrenicës, e cila konsiderohet më e rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore./Insajderi.com