Lajme

Basha paralajmëron rinisjen e protestave kombëtare

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka paralajmëruar n

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka paralajmëruar nisjen e protestave kombëtare. Gjatë takimit me fermerët në Devoll, Basha tha se do të ketë përsëri protesta, derisa e drejta dhe demokracia të triumfojë dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Mos më thoni kryeministër i ardhshëm, kam ardhur si kryetar i opozitës të bashkëbisedoj me ju. Bëhem apo jo kryeministër e keni ju në dorë, e ka në dorë vota e qytetarëve. Unë kam ardhur t’iu jap vizionin tim, programin tim, në fund fare vendosni ju.  Prandaj iu thashë në fillim të fjalës sime, kemi një betejë të madhe përpara, ku ai do bëjë gjithçka t’ua vjedhje e t’ua blejë votën, por për atë problem kemi folur e do flasim përsëri. 

Për atë problem jemi ngritur në protesta e do ngrihemi përsëri në protesta derisa e drejta dhe demokracia të triumfojë, vendi të shkojë në zgjedhje dhe qytetarët të vendosin”, deklaroi Basha gjatë bashkëbisedimit me një fermer.

Lexo edhe:

Basha: Ardian Dvorani simboli i korrupsionit, vegla e Edi Ramës


Etiketa: ,