Lajme

Basha në Korçë: Të rinjtë të mos ikin, do të hapim vende pune!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po vazhdon turin e pagëzuar “Rrugëtimi për Shqipërinë” me të rinjtë nga Korça. Ai u shpreh përgjatë bashkëbisedimit se me të ardhur në krye të qeverisjes do të hapë vende pune, në mënyrë që të ndalë edhe ikjen masive të të rinjve jashtë kufijve. Basha tha se gjatë vitit të kaluar janë larguar 38 mijë të rinj, ndërkohë që vendi fqinj, Serbia, ka arritur të hapë 40 mijë vende pune. Për gjendjen aktuale, Basha fajëson kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si një njeri që mban peng një vend të tërë për ambiciet e tij.

“Rama ka braktisur demokratë e socialistë, por sidomos rininë. Ka thyer çdo premtim, sidomos ato me botën universitare. Pagat e ulëta, kushtet e vështira për të mbijetuar, mungesa e shpresës, të gjitha këto e kanë shtyrë rininë të gjejë shpresë vetëm tek emigracioni. Numrat e largimit janë të frikshëm.

38 mijë të rinj, vetëm vitin e kaluar. Njerëzit ndihen të tradhtuar, ja përse kërkojnë rrugën e largimit. Investitorët gjermanë më komunikuan se Serbia ka hapur 40 mijë vende; ka krijuar kushte të atilla që njerëzve të tyre t’u ofrohen vende pune. Edhe ne kemi mundësi që t’i japim vendit tonë të mrekullueshëm shanse të jashtëzakonshme. Modeli që qeveris Rama është i gabuar, nuk prodhon vlera, por antivlera. Premtimi im i parë është se do të rikthej shpresën për jetën”- u shpreh Lulzim Basha.


Etiketa: