Lajme

Basha në familjen e zhgënjyer nga PS: 25 prilli është dita juaj, kemi plane

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje të zhgënjyer nga qeverisja e Partisë Socialiste në Durrës

Kryefamiljari i tha Bashës se ka vite që ka qenë pjesë e PS, por është zhgënjyer. “Ka vite që jam socialist dhe kam kontribuar jashtë mase. U zhgënjeva jashtë mase për legalizimin e shtëpisë”-tha ai.

Kreu i demokratëve u shpreh se ka kërkuar ndjesë që në vitin 2013 çështja e legalizimeve nuk u mbyll dot nga qeverisja e djathtë. Basha shton se Rama erdhi pikërisht me premtimin për legalizime falas dhe nuk e mbajti. Kryedemokrati kërkoi votën për PD që sipas tij do të sjellë ndryshimin.

“Problemi i legalizimeve kam kërkuar prej 2013 ndjesën se duhet ta kishim mbyllur ne dhe nuk e kam mbyllur. Ky erdhi me legalizime falas.

Edhe me këtë nuk e mbajti premtimin. Më 25 prill është dita juaj. Ne kemi ardhur me një plan pune dhe jo me premtime boshe. Besnikërinë në radhë të parë e ke ndaj familjes.

Edhe po të jesh anëtar i PS duke votuar për ndryshimin më 25 prill i ke shërbyer familjes tënde dhe Shqipërisë. Të gjitha ato që ne kemi shpallur janë pjesë e një plani.

Më bëhet qejfi që edhe socialistë të niveleve të larta kanë ardhur dhe kanë thënë do të votojmë për PD”-tha Basha.

10


Etiketa: , , , ,