Lajme

Basha: Kam një muaj e gjysmë që nuk takoj prindërit, im atë kishte ditëlindjen para 2 ditësh 

Pandemia ka ndarë miliona familje në të gjithë

Pandemia ka ndarë miliona familje në të gjithë botën. Edhe në vendin tonë situata paraqitet problematike, ndërsa ajo që na takon të gjithëve është ta frenojmë, sa të mundemi, përhapjen e virusit të rrezikshëm përmes distancimit social.

Një përjetim të tillë e ka rrëfyer edhe kryedemokrati Lulzim Basha duke treguar se ai po qëndron larg prindërve të moshuar prej një muaji e gjysmë, për të mos rrezikuar shëndetin e tyre. Basha tha se babai i tij kishte ditëlindjen dy ditë më parë, por ai nuk mundi të shkonte dhe ta uronte drejtpërdrejt.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Nuk më vjen zor t’ju them që kam një muaj e gjysmë që nuk i kam parë prindërit. I ruaj, jo se nuk më merr malli. Më merr shumë malli. Madje para dy ditësh kishte ditëlindjen im atë. Nuk ka gjë më të dhimbshme sesa të mos e urosh së afërmi, por e bëj për t’i ruajtur ata. Kështu duhet të bëjmë të gjithë, sidomos ato familje që nuk kanë mundësi për t’u përballuar me koston e ilaçeve dhe kostot e këqija, sepse po të jetë për qeverinë ata janë në mëshirë të fatit”, tha Basha gjatë takimit me të rinj dhe studentë të Mjekësisë në Qytetin Studenti.

Ndërsa tha se nuk mund të shmangej vala e dytë e pandemisë, Basha tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë.

“Këta nuk kanë marrë masa për testimet, nuk testojnë të sëmurët. Sa më shumë të infektohet aq më pak shtretër do të kenë spitalet e mbingarkuara. Vala e dytë e infeksionit është një realitet që nuk e ndal dot askush. Ama unë kam 5 javë që i kërkoj që të marrin masa, të rritë testimet”, u shpreh kreu i PD.

LEXO EDHE: 

LIVE – Basha me studentët e mjekësisë: Qeveria të paguajë ilaçet e të sëmurëve me koronavirus


Etiketa: , , , , ,