Sport

Barcelona shiti zyrtarisht 24.5% të “Barca Studios”, tani do të regjistrohen blerjet e reja

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se i ka shitu

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se i ka shitur 24,5% të “Barça Studios”, të menaxhuar  nga Jaume Roures, prodhues audivizual me përvojë të gjerë në krijimin e përmbajtjeve audiovizive dhe dixhitale, për një shumë totale prej 100 milionë euro.



Kjo marrëveshje, e ashutquajtura “leva e katërt”, mund t’i lejojë katalanasit të regjistrojnë blerjet e reja.

“Orpheus Media” arriti të merrte dhe një tjetër pjesë të Barça Studios, duke zotëruar tashmë 49% të saj.

Presidenti Laporta shpreson se tashmë federata Spanjolle do t’i japë dritën jeshile katalanasve për të regjistruar lojtarët e transferuar këtë verë në La Liga, me sezonin e ri që fillon sot.