Sport

Barcelona mposht pas penalltive Real Sociedad-in, kalon në finalen e Superkupës së Spanjës

Barcelona është kualifikuar në finalen e Superk

Barcelona është kualifikuar në finalen e Superkupës, teksa ka mposhtur pas gjuajtjes së penalltive Real Sociedadin, pas kohës së rregullt që u mbyll në barazim 1-1, njofton Insajderi.

Skuadra e Koeman kaloi e para në avantazh falë një supergoli të Frenki De Jong, i cili pas një asisti perfekt të marrë nga Grizmann në minutën e 39-të, ia doli ta dërgojë topin në fundin e rrjetës.

Që në fillim të pjesës së dytë, Sociedad u shfaq më kërkues dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 51-të me Oyarzabal që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas kësaj, ndeshja u bë akoma më e bukur, me të dyja skuadrat që krijuan disa raste për shënim, por pa sukses.

Rezultati nuk ndryshoi as pas kohës shtesë dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Aty portieri i Barcelonës Ter Stegen bëri heroin, duke mbrojtur dy gjuajtje të Sociedad-it, ndërsa një u përplas në shtyllë. Barcelona kualifikohet kështu në finalen e Superkupës, ku do të presë fituesin e çiftit Real Madrid-Atletic Bilbao. /Insajderi.com