Showbiz

Barcelona i refuzon 150 milionë euro për Fatin

Barcelona nuk duket ta ketë ndërmend ta shesë talentin premtues, Ansu Fati, për asnjë çmim, pasi raportohet ta ketë hedhur poshtë një ofertë marramendëse prej 150 milionë eurosh.

Gjiganti katalonas Barcelona e ka hedhur poshtë një ofertë prej e150 milionë euro nga Manchester Unitedi për Ansu Fatin

Reklamo bizensin tuaj ketu

Barça është në bisedime me Fatin për vazhdimin e marrëveshjes, e cila mbaron në verën e vitit 2022.

Sipas radios katalonase, gjigantit të Premierligës iu refuzua oferta para se ai të propozonte aktivizimin e klauzolës së Fatit prej 170 milionë euro.

Megjithatë, Barça e ka njoftuar Unitedin se klauzola e lirimit të Fatit është rritur në çmim dhe tani është në vlerë 400 milionë euro.