Sport

Barcelona është afër, por Wijnaldum duhet të zgjedhë

Mesfushori holandez i Liverpool është ende i pa

Mesfushori holandez i Liverpool është ende i pavendosur për sa i përket së ardhmes së tij sezonin e ardhshëm. Atij i skadon kontrata këtë verë me “The reds” dhe mund të largohet me parametër zero. Skuadra e interesuar për të është Barcelona. Trajneri Ronald Koeman e preferon shumë lojtarin, të cilin e njeh mjaft mirë gjatë kohës kur drejtonte kombëtaren holandeze. Gjithsesi klubi anglez i ka ofruar një kontratë të re mesfushorit, por ai nuk i ka kthyer përgjigje të prerë nëse do të qëndrojë apo do të largohet. I pyetur nga mediat për këtë çështje, trajneri i Liverpool, Jurgen Klop ka thënë: “Do të dëshiroja që Gini të qëndronte. Jam i lumtur që e kam në skuadër. Ai luan gjithmonë mjaft mirë dhe jep maksimumin”. Jemi në pritje për të parë se ç’do të zgjedhë Wijnaldum. Ai pritet të marrë vendim gjatë kësaj jave.