Sport

Barcelona arrin marrëveshje për Depay dhe Garcia

Barcelona në ditën e fundit të afatit kalimtar ka arritur marrëveshje me sulmuesin e skuadrës së Lyonit, Memphis Depay, dhe mbrojtësin e Manchester Citit, Eric Garcia. 

Drejtori sportiv i Lyonit, Juniho ka treguar që Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën, është e mundur që Memphis te nënshkruajë për Barcelonën sot, në orët në vazhdim do të fillojnë kontaktet në mes dy klubeve për të finalizuar marrëveshjen 22 milionë euro + bonuse.

Barcelona do të tentojë sot që të arrijë marrëveshje me Citin për mbrojtësin 19-vjeçar, pasi që deri tani Citi i ka refuzuar dy oferta në drejtim të lojtarit ndërsa oferta e tretë pritet të jetë 15 milionë euro + bonuse.

Eric Garcia ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës, La Masia dhe trajneri i Barçës, Ronald Koeman e ka pranuar se e dëshiron që të ketë atë në skuadër.

Ndërsa nga radhët e Barcelonës priten që të largohën Jean-Clair Todibo, Rafinha dhe në orët e fundit ka interesim të madh në drejtim te Dembeles nga skuadra e Manchester United, e cila e dëshiron lojtarin në formë huazimi por katalonasit janë të gatshëm vetëm për shitjen e lojtarit.