Sport

Barca nuk heq dorë nga Lautaro

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman po refuzon të heqë dorë nga sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Barca ka kohë që i ka vënë sytë te Martinez, dhe thuhet se katalanët do të rrisin përpjekjet për të, pas largimit të Luis Suarez në drejtim të Atletico Madrid.

Kur u pyet për lëvizjen e argjentinasit ose Memphis Depay, Koeman bëri të qartë se nuk i tij nuk përjashton asgjë.

“Unë nuk do të përjashtoj asgjë, por, siç thash, unë jam duke u përqendruar te lojtarët që kam në dispozicion”, ka deklaruar Koeman në një konferencë për shtyp.

“Barca duhet të jetë gjithmonë e përgatitur për të forcuar skuadrën e tyre”.