Teksa një pjesë e banesave janë shembur, banorët e Astirit kanë vijuar rezistencën. Tanimë me një tjetër kërkesë: Të nisin hetimet për projektin “mafioz” të Unazës së Re siç ata e cilësojnë.
Për këtë arsye, ditën e nesërme në orën 11:30 do të marshojnë drejt Prokurorisë.
“Nesër në orën 11:30 në Rrugën e Kavajës pranë kishës bëhet grumbullimi i banorëve me jelekë me vete pankartat janë aty marshim drejt prokurorisë. Filloni hetimet… Pezulloni punimet. Unaza e Re do fitoj”, njoftojnë banorët e Astirit.
Etiketa: banorët e Astirit, marshim drejt prokurorise