Bota

Banda meksikane përdor dronë për të lëshuar mjete shpërthyese mbi policinë

Disa kriminelë të dyshuar në Meksikë kanë përdorur dronë për të hedhur mjete shpërthyese mbi forcat e sigurisë, duke lënduar dy policë.

Oficerët mendojnë se grupi i fuqishëm mafioz, “Gjenerata e Re e Kartelit Jalisco” qëndron prapa sulmit të së martës në rajonin perëndimor, Michoacan, shkruan BBC

Në gusht të vitit të kaluar, dy dronë u gjetën në një veturë të një anëtari të dyshuar të këtij grupi mafioz.

Dronët mendohet se janë armët më të reja që po përdoren në luftën e përgjakshme mes bandave të drogës dhe forcave të sigurisë në Meksikë.

Nuk janë publikuar shumë hollësi për sulmin e së martës, por mediet lokale thanë se në këtë rast janë përdorur dy dronë.

Policët e plagosur nga ky sulm ishin dërguar për t’i hapur rrugët e bllokuara që dërgojnë në qytetin Aguililla, të cilat ishin bllokuar nga banda për t’ia pamundësuar qarkullimin forcave të sigurisë.