Sport

“Bale ka ndryshuar, ta kupton këtë Tottenham”

Trajneri i Spurs, Jose Mourinho ka thënë se lojtari i cili u largua nga Londra Veriore për t’ju bashkuar Real Madridit nuk mund të krahasohet me lojtarin që u rikthye nga Spanja

Jose Mourinho beson që Tottenham duhet ta pranon se tani Gareth Bale është “një lojtar tjetër” nga magjistari i krahut në Real Madrid dhe nga ai lojtari që ishte larguar nga Londra shtatë vite me parë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Bale u kthye te Spurs për herë të dytë dhe Mourinho thotë se nuk mund të llogaris në të huazuarin që ai të këtë të njëjtin ndikim në skuadër si herën e parë.

Mourinho shpreson që Bale të luan shumë këtë sezon në Tottenha, por në moshën 31 vjeçare nuk do të jetë futbollisti eksploziv sikurse ka qenë.

“Dëshironi që të startojë me të njëjtën skuadër si dje? Je një gazetar intelegjent, e di përgjigjen time”, tha Mourinho pasi që u pyet se si do të duket formacioni për ndeshjen kundër Brighton.

“E përsëris, shtatë vite janë një periudhë e gjatë. Cili lojtar në botë do të ishte i njëjtë shtatë vite? Ndonjëherë, por shumicën e herave janë futbollistë të ndryshëm”, tha Mourinho derisa foli për paraqitjen e tij 59 minutëshe kundër Antëerp, ku Bale pati vetëm dy goditje gjatë tërë ndeshjes.

“Merrni shembuj në Ronaldon dhe Messi dhe krahasoni ata tani dhe para shtatë viteve. Mendoj se kjo ju ndodh shumicës së lojtarëve. Sigurisht, ai është lojtar tjetër”.

“Ai po punon shumë, ai po përmirësohet”,  tha Mourinho derisa u pyet se a do të luajë kundër Brigjton Bale.

“Ai nuk e humbet asnjë minutë në stërvitje. Për të luajtur 90 minuta ende është vështirë, por ai po përmirësohet. Shpresoj që ai të kthehet në nivelin e tij më të mirë sa më shpejt”.