Lajme

Balaj-Halimaj pret që Nisma t’i merr 50 mijë vota

Zëvendëskryeministrja në largim nga radhët e Ni

Zëvendëskryeministrja në largim nga radhët e Nismës, Albulena Balaj-Halimaj, pret që partia e saj të ketë një mbështetje të madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Balaj-Halimaj, e cila është në listën e Nismës për deputete, ka thënë se sa më shumë që po e sulmojnë partinë e saj, aq më shumë po i shtohet dashuria për të, ndërsa ka thënë se kjo dashuri do të dëshmohet më 14 shkurt nga 50000 mbështetës.

“Sa më shumë që e sulmojnë NISMËN, aq më shumë e dua dhe do ta dua përgjithmonë!

Dashurinë për të së bashku me mbi 50000 mbështetës do ta dëshmojmë më 14 shkurt! Falenderoj Nismën Socialdemokrate dhe kryetarin Fatmir Limaj, komandant ÇELIKUN që edhe njëherë më dhanë besimin të jem kandidate për deputete”, ka shkruar ajo./Insajderi.com