Lajme

Bajram Gecaj ofendon votuesit e Vetëvendosjes: Ju e keni fajin që i votoni këta deputetë

“Nuk kanë faj deputetët e LVV-së, sepse të tillë janë dhe nga lëkura nuk mund të dalin … fajin e kanë votuesit që ua mundësojnë këtyre adoleshentëve t’i shndërrojnë institucionet tona në arenë cirku!

#MeDritonSelmanaj”, ka shkruar në rrjetin e tij social shefi i kabinetit të Agim Veliut, Bajram Gecaj pas reagimit të sotshëm në sallën e Kuvendit të Kosovës nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët protestuan kundër pjesëmarrjes në seancë të zv/kryeministrit Driton Selmanaj./24-ore.info