Lajme

Azemi: Me 1 maj qeveria të vendosë për pagën minimale

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat thotë se

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat thotë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, u ka premtuar 350 euro pagë për punëtorët e këtij sektori. Ata presin që vendimi të nënshkruhet deri më 1 maj, transmeton Insajderi.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi deklaron se kanë bërë kërkesë për takim me Kurtin. Ky takim Jusufi pret që të ndodh javën e ardhshme.

“Ne zyrtarisht kemi bërë kërkesë për takim. Unë e kuptoj që kryeministri vetëm sa ka ardhur dhe nuk do të jemi prioritet ne po shpresojmë që javën e ardhshme do të ulemi të bisedojmë. Ne gjithherë po thirremi në atë që kryeministri i Kosovës vitin e kaluar ka premtuar që paga e punëtorëve të sektorit privat të jetë 350 euro”.

“Andaj unë e inkurajojë kryeministrin e Kosovës që ndoshta do të jetë një ditë simbolike që kjo pagë të nënshkruhet me datën 1 maj që do të jetë edhe dita e punëtorëve që këtyre punëtorëve të iu japë fuqi dhe vullnet për punën që janë duke bërë”, thotë ai për EO.

Sipas tij, rënia e rasteve të të infektuarve jep sinjal se Kosova është duke shkuar në rrugë të mbarë./Insajderi.com