Lajme

Avokati i Veselit: I kemi marrë 3 mijë dokumente nga Prokuroria brenda një kohe shumë të shkurtër

Po mbahet seanca në Speciale ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se  mbrojtja ka marrë 3 mijë dokumente nga Prokuroria në lidhje me çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se të gjitha këto dokumente janë dhënë brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Ju e dini që mbrojtja e zotit Veseli ka një pozicion të thjeshtë që është detyrim i prokurorisë të plotësojë kërkesat e nxjerrjes së materialeve sipas legjislacionit të zbatueshëm. Nuk mendoj që në këtë fazë është praktike që mbrojtja të bëj parashtrime për përshtatshmërinë e materialeve. Ne kemi marrë 3 mijë dokumente brenda një kohe shumë të shkurtër”, tha ai.

Tutje, ai tha se mbrojtja është veç në fillim të identifikimit të këtyre provave.

“Asnjë avokat mbrojtës nuk do t’ia kalonte një analizë të tillë prokurorisë. Në kushte reale, mbrojtja është vetëm në fillim të identifikimit të materialit dhe nuk mund të bëj parashtrime në lidhe me përshtatshmërinë e procedurave. Nuk do të bëj kritika të supozuara se si prokuroria i ka kategorizuar materialet e veta. Kaq kam të them në këtë fazë. E dini i nderuar gjykatës që mbrojtja e zotit gjykatës nuk ka parashtruar kërkesë në lidhje me redaktimet e shumta që janë bërë në aktakuzë”, tha ai.