Lajme

Avokati i Selimit: Prokuroria nuk e përmbushi detyrimin, kategorizimi i dokumenteve jo i dobishëm

Në Gjykatën Speciale është duke u mbajtur seancë statutore e ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Avokati i Rexhep Selimit,  David Young ka thënë se ka një vështirësi të konsiderueshme në qasjen në dokumentet e Prokurorisë, shkruan Gazeta Express.

Kështu Young tha se është e rëndësishme që të bëhet një kategorizim i mirëfilltë i informacioneve.

“Kemi vështirësi të konsiderueshme me qasjen që ka marr Prokuroria. Mund të ju kujtohet që në konferencë e kaluar unë fola për rëndësin që ka nxjerrja e materialeve në mënyrë të kuptimshme dhe të përgjithshme. Duke pasur parasysh që e drejta e marrjes se dokumenteve është sinonim me një gjyq të drejtë, e shikoni se sa i japim rëndësi kësaj., unë paralajmërova se rreziku i këtij procesi të bie në një vrime të zezë kompjuterike dhe e theksova se sa e rëndësishme është kategorizimi i informacioneve”, ka deklaruar ai.