tjera

Avokati i Mustafës thotë se klienti i tij ende nuk e ka parë versionin e paredaktuar të aktakuzës

Në Hagë u mbajt sot seanca e parë në të cilën ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u paraqit para Dhomave të Specializuara, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte.

Ai gjatë seancës e ka konfirmuar që avokati që e përfaqësoi sot në seancë, do të jetë avokat i tij gjatë tërë procesit.

Avokati i tij para Gjykatësit të Procedurës Paraprake ka thënë se Mustafa deri më tani nuk e ka parë aktakuzën e ngritur ndaj tij, duke thënë se është i informuar vetëm për versionin e redaktuar ku janë të fshehura disa informacione.

“Klienti im ka marrë vetëm versionin e redaktuar të aktakuzës, nuk e di pse janë redaktuar apo kush është përmendur në versionin e redaktuar. Kur të jetë i disponueshëm na duhet. Sigurisht të gjitha këto janë shumë të reja për klientin tim, do të i duhet një far kohe për t’u përshtatur”, ka thënë ai.