Lajme

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë listën e dëshmitarëve që do të përdoren në gjykim, ZPS-ja s’ua jep

Avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së kanë

Avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së kanë kërkuar që të dorëzohen listën e dëshmitarëve që do të përdorën në gjykim nga  Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Luka Mishetiq, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tha se Prokuroria duhet t’ua japë këtë listë, në mënyrë që ekipet mbrojtëse të përgatiten për gjykimin.

Ai ka thënë së kanë nevojë që të vendosim përparësi në përgatitjet tona, dhe këtë e bëjmë duke e ditur se cilët dëshmitarë do të dëshmojnë në sallë.

“Për cilët dëshmitarë kërkon t’i thërrasë në gjykim dhe cilët nuk do t’i thërrasë. Kemi dëshmitarë për të cilët ZPS-ja ka marrë deklaratë dhe mendoj se ata do të dëshmojnë. Ne kemi nevojë që të vendosim përparësi në përgatitjet tona, dhe këtë e bëjmë duke e ditur se cilët dëshmitarë do të dëshmojnë në sallë. Prandaj, kërkojmë që Prokuroria ta bëjë një listë”, tha avokati Mishetiq.

Me këtë u pajtua edhe David Young, avokat i Rexhep Selimit, si dhe mbrojtësit e Kadri Veselit e Jakup Krasniqit.

“Unë do të thosha thjesht se e mbështesim kërkesën e ngritur nga avokati i Z. Thaçi”, tha Nick Kaufman, avokat i Kadri Veselit.

Ndërsa një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se kërkesa e mbrojtësve të ish-krerëve të UÇK-së është “jashtë kontekstit”.

Ajo tha se lista paraprake e dëshmitarëve publikohet në rrethana shumë të veçanta, me udhëzime shumë të rrepta.

“Kjo kërkesë nga mbrojtja është komplet jashtë kontekstit dhe pa pasur parasysh veçantitë e çështjes sonë gjyqësore. Koncepti i listës paraprake të dëshmitarëve është element që duket se mbrojtja e ka marrë në një çështje të paraqitur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Lista paraprake e dëshmitarëve publikohet në rrethana shumë të veçanta, me udhëzime shumë të rrepta. Nuk jemi në ato rrethana. Kjo nuk është rrethanë të cilën e shohim në procesin tonë”, tha prokurorja./Insajderi.com