Lajme

Avni Delvina provokon në Teatër me “Notre Drame De Tiran”

Mjeshtri i mesazhit të fortë dhe tronditës,

Mjeshtri i mesazhit të fortë dhe tronditës, piktori Avni Delvina rikthehet për artdashësit, por sidomos për qëndrestarët e Teatrit Kombëtar, me ekspozitën Notre Drame De Tiran”.

Sikundër mund të kuptohet nga titulli provokues, Delvina duket se nuk heq dorë së ironizuari mënyrën e qeverisjes; vendos në të njëjtën peshore djegien e katedrales së Parisit me vendimin për të shkatërruar vatrën e artistëve vendas.

Duke lartësuar shpirtin luftarak dhe protestën prej pothuajse dy vitesh të qëndrestarëve të Teatrit, Delvina i mëshon fort vlerave të truallit dhe trashëgimisë së saj kulturore. Kësisoj, vendos në shënjestër edhe ata artistë që i kanë kthyer shpinën, duke i cilësuar përmes gjuhës vizuale si instrumenta të përkryer së propagandës politike.

Janë 40 grafika në ambientet e Teatrit Kombëtar, të cilat flasin shumë më tepër sesa fjalët. Ndër to tërheqin vëmendje dy tablo mjaft interesante. Në njërën pikaset e shumëfishuar figura e presidentit Ilir Meta.

Duke evokuar “Darkën e Fundit”, ndryshe nga Jezu Krishti, i cili rrethohej nga apostujt më të afërt, Delvina e sjell Metën të vetëm në betejën e Teatrit. Ndërsa në tablon tjetër, vihet re drejtuesi i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Delvina e paraqet këtë të fundit në sytë e qëndrestarëve si shenjtor, duke u mbështetur në deklaratën e fundit të tij, se çështja e Teatrit Kombëtar është e politizuar dhe se duhet trajtuar sa më parë në respektim të standarteve europiane./MAPO.AL/


Etiketa: , , ,