Sport

Aventura e Gareth Bale nuk zgjat shumë, Tottenhami e kthen në Madrid

Verën e vitit 2020, huazimi me të drejtë blerje

Verën e vitit 2020, huazimi me të drejtë blerjeje i Bale në Angli bëri mjaft bujë. Për të ishte një rikthim te Tottenhami, klub ku u bë i famshëm. Mesa duket, aventura e tij nuk ishte ajo që pritej, ku në 12 ndeshje shënoi 3 gola dhe shumicën e sezonit ishte i dëmtuar. Kjo e ka bërë klubin londinez të mendojë se nuk do të jetë e nevojshme ta zgjasin huazimin e uellsianit edhe për një vit tjetër apo ta blejnë atë përfundimisht. Duket se në përfundim të sezonit, Bale do të kthehet në Madrid sërish me dëshirën për të gjetur një tjetër klub. Arsyeja e vetme është se sulmuesi nuk i ka raportet e mira me trajnerin Zidane, i cili nuk e ka në planet e tij lojtarin. Shpeshherë Gareth Bale thoshte se ishte i dëmtuar vetëm që të mos luante në ndeshje. Edhe gjatë momenteve kur grumbullohej, ai aktivizohej shumë rrallë në minutat e fundit të ndeshjeve.