Maqedoni

Autoritetet pritet të vendosin për masat restriktive

Masat restriktive për mbrojtje nga Covid-19

Masat restriktive për mbrojtje nga Covid-19 skadojnë nesër, ndërsa pritet që Komisioni për Sëmundje Infektive të jep rekomandime, pas çka Qeveria do të vendoset nëse do të vazhdohen masat aktuale apo do të ketë ndryshime.

– Advertisements –

Sipas burimeve të Alsat nga qeveria, kafiteritë dhe objektet tjera gastronomike nga e mërkura do të fillojnë me punë, në terrasa dhe hapësira të tjera jashtë objektit. Fillimisht planifikohet që kafiteritë dhe restorantet të punojnë deri në ora 20:00 ose 21:00. Mësojmë se pasnesër do të shqyrtohet nëse ora policore do të filloj në ora 21:00 apo 22:00.

Të martën këto masa do të votohen në Qeveri me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Duke pas parasysh se gjendja me Covid-19 është më stabile, thonë jozyrtarisht nga qeveria për Alsat planifikohet që të mos ketë orë policore për festën e Pashkëve dhe Bajramit, por për këtë do të vendoset në mënyrë plotësuese.

Në vendin tonë deri më tani janë vaksinuar 44.974 qytetarë, ndërsa për vaksinim janë paraqitur mbi 192 mijë qytetarë.  Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 16858, prej të cilëve 7597 janë në Shkup.

Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet e tjera po trajtohen mbi 1500 pacientë të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, prej të cilëve 587 vetëm në Shkup.