Opinione

Aty ku edhe gomarët besojnë se janë ekspertë të muzikës?!

Nga Kim Mehmeti

Lexova diku për rënien e numrit të nxënësve shqiptarë në shkollën e mesme të muzikës në Shkup.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Sipas shefit shqiptarë të kësaj paraleleje, pengesë e madhe për mosregjistrimin e fëmijëve shqiptarë në këtë shkollë na qenkan edhe paragjykimet fetarë se muzika është haram?!

Dhe sipas logjikës së këtij ‘eksperti’ del se feja islame ka më shumë ndikim te sllavo-maqedonasit ortodoks, te të cilët nga 30 nxënës në vitin e shkuar, numri i nxënësve sivjet ka rënë në 10, se sa te shqiptarët mysliman te të cilët rënia është nga 10 në 3?!

Sidoqoftë, ja edhe një temë interesante për debate televizive dhe për gazetarinë ‘hulumtuese’ e cila ka dhënë kontribut të veçantë për të dëshmuar se shqiptarët e Maqedonisë edhe kokën e kanë në formë të minares së xhamisë.

Më në fund edhe si mund të jetë ndryshe kur e kemi pru punën që çdo gomar ta shpallë veten ekspertë i muzikës!