Lajme

Atentati ndaj prokurorit, Rama thyen heshtjen: Masa kundër KÇK-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet so

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pasi policia arrestoi Redjan Rrajën, si një nga autorët e dyshuar të atentatit të Durrësit (1 nëntor) ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi.

Rama vijon me të njëjtat akuza ndaj prokurorit, njësoj si para atentatit. Ai thotë se “policia e zbardhi ngjarjen ku u implikua prokurori dhe së shpejti do ketë një ligj me masa speciale kundër KCK-së. Kështu i quan ai njerezit e drejtësisë që janë të korruptuar (kap ça të kapësh)

Statusi i plotë i Ramës në twitter: 

Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë

Lexo edhe:

Atentati ndaj prokurorit, Policia: Si ramë në gjurmët e Redjan Rrajës