Lajme

Atentati ndaj Prokurorit Ndoja, shoqërohet një i ri nga Fushë-Kruja

3 ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndo

3 ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, policia ka shoqëruar një person që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga policia. Bëhet fjalë për një të ri nga Fushë-Kruja që mendohet se ka informuar atentatorët për lëvizjet e prokurorit Arjan Ndoja.

Ky person ende nuk është në masë arresti me vendim gjykate, por po mbahet në Policinë e Durrësit, ku është marrë edhe në pyetje. Gazeta Mapo mëson se i riu nga Fushë-Kruja është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga forcat “Shqiponja”. Përveçse ka informuar për lëvizjet e prokurorit, ky person ka dyshime se ka patur rol edhe në atentatin që u bë mesditën e së premtes, ku mbeti i plagosur Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku.