Pesë ditë pas atentatit të rëndë në Durrës, i arrestuari i parë, Redjan Rraja do të dalë sot në mesditë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca e cila do të nisë në orën 14:00, pritet të drejtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka.
I dyshuari Rraja raportohet se ka marrë si avokat mbrojtës Besnik Cerekjan, një jurist i njohur për çështje të forta. 34-vjeçari mbahet momentalisht në ambientet e Policisë së Tiranës.
Redjan Rraja është i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut. Teksa të tre po trajtohen në spital dhe po ruhen gjithashtu nga policia, Rraja e ka mohuar përfshirjen në atentat dhe ka thënë sipas burimeve të Top Channel se, “po largohej me makinën e tij drejt Italisë për punë personale”. Megjithatë, në automjetin e braktisur në fshatin Shkafanë, janë konstatuar gjurmë të të riut, emri i të cilit nuk është i panjohur për organet e drejtësisë.
Në atentatin e Durrësit, mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe një person me precedent, Pëllumb Muharremi.
Lexo edhe:
Atentati ndaj Prokurorit dhe “Xhisela”/ Kush është Redjan Rraja
Etiketa: Arjan Ndoja, Atentati i Durresit, gjykata e krimeve te renda, Redjan Rraja