Lajme

Atentati ndaj prokurorit, Forcat Speciale zbarkojnë në Lushnje

Një operacion policor po zhvillohet në Lushnj

Një operacion policor po zhvillohet në Lushnje në këto momente. Operacioni po kryhet për kapjen e një personi të rrezikshëm që dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Në aksion po marrin pjesë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gazetari Spartak Koka tha në Opinion se “mbrëmjen e sotme po ushtrohen kontrolle në Lushnje, pasi aty jeton një person që ka miqësi me grupin rival të Rrumit. Personi që po kërkon prokuroria i janë sekuestruar miliona euro pasuri pak kohë më parë. Po kështu vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë përfshirë në këtë ngjarje kriminale në zonën e Fushë-Krujës”.

Në atentatin e datës 1 nëntor në Durrës, mbeti viktimë shoferi i prokurorit, Andi Maloku, u plagos vetë prkurori Arjan Ndoja dhe Pëllumb Muharremi i njohur dhe si Aleksandër Laho apo “Rrumi”. Në lidhje me ngjarjen deri më tani është arrestuar Redjan Rraja, i cili dyshohet si një nga atentatorët.

Lexo edhe:

Atentati/ Ndërron jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja


Etiketa: , ,