I arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja është Redjan Rraja, 34 vjeç, një emër i njohur për policinë. I riu nga Fushë Kruja është nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Mësohet se ai është identifikuar nga gjurmët e ADN-së të gjetura në automjetin e braktisur pranë Sukthit.
Redjan Rraja, me profesion stomatolog, ka qenë dëshmitar i vrasjes së Elton Çiços në ish-bllok.
Ai u arrestua një ditë më parë si person i dyshuar për atentatin e të premtes pranë mbikalimitt ë Shkozetit, ku mbetën të plagosur tre persona, prokurori Ndoja, miku i tij Landi Muharremi si dhe shoferi Andi Maloku.
Vijon…
LEXO EDHE:
Etiketa: Arjan Ndoja, Atentat ne durres, Atentat prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rraja, Rrahman Rraja