Lajme

Atentati ndaj prokurorit, Ardi Veliu mbledh drejtuesit e policisë

Dy ditë pas ngjarjes në të cilën mbeti i pl

Dy ditë pas ngjarjes në të cilën mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, drejtori i përgjithëshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbledhur në DVP Tiranë strukturat drejtuese dhe grupin hetimor.

Veliu ka kërkuar informacion në lidhje me ecurin e deritanishme të punës për zbardhjen e të gjitha provave në dy automjetet e ngjarjes në fjalë dhe punën për identifikimin e autorëve të ngjatjes.

Puna për identifikimin e autorëve po vijon nga prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, në sinkron me Policinë e Shtetit.

40 të shoqëruar
Deri tani janë shoqëruar rreth 40 persona që dyshohet se kanë dijeni për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. Ndërkohë shoqërimet vazhdojnë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila drejton hetimet për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po vazhdon identifikimin dhe vlerësimin e kamerave të sigurisë në lokalin ku drekonte prokurori para se të bëhej pre e atentatit, por edhe gjithë trajektores që ka ndjekur deri tek mbikalimi i Shkozetit.

Vlerësimi i kamerave do të bëhet për të parë nëse Ndoja është ndjekur që kur ka dalë nga lokali, apo atentatorët e kanë pritur tek mbikalimi i Shkozetit. Grupi hetimor është duke bërë edhe vlerësimin e provave të tjera, të cilat janë gjetur në automjet, dy kallashnikov dhe dy maska që dyshohet se janë të autorëve.

Po ashtu grupi hetimor ka identifikuar edhe një makinë tip “Skoda” që është ndaluar pranë vendit të ngjarjes. Për këtë po punohet për verifikimin nëse ka lidhje me autorët, apo ishte rastësisht në vendin e atentatit.