I arrestuari i parë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rraja e ka mohuar përfshirjen e tij teksa dalë për masën e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Sipas ABC News, Rraja ka deklaruar se ditën kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke përshkuar si zakonisht rrugën Tiranë-Durrës-Fushë Krujë. Më tej, është shprehur se nuk njeh askënd nga personat e prekur nga atentati, dhe se gjithçka e ka mësuar nga mediat.
Prokuroria ka kërkuar për Redjan Rrajën masën e sigurisë “arrest me burg”, por avokati i tij Besnik Cerekja mësohet se ka kundërshtuar, duke thënë se nuk mund të jepet një masë e tillë vetëm me provë gjurmët e gishtërinjve.
Etiketa: Arjan Ndoja, Redian Rraja