Zbardhen detaje të reja nga përplasja me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit në Durrës, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Burime për MAPO bëjnë të ditur se shënjestër e atentatit ka mbetur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku po i nënshtrohet një operacioni. Gjendja e tij shëndetësore mësohet se është e rëndë.
Në momentin e ngjarjes prokurori ishte duke lëvizur me një automjet, kur është qëlluar nga një makinë tjetër. Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se nga kamerat e sigurisë të disa bizneseve aty pranë duket një automjet Fuoristradë teksa ndjekur makinën e prokurorit. Në automjetin e tij ka qenë edhe një grua. Në drejtim të automjetit është qëlluar nga një armë zjarri kallashnikov plot 15 herë.
Prokurori Arjan Ndoja u vu në qendër të akuzave pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se ai i shërbente bandave kriminale dhe se iu bënte presion punonjësve të administratës publike. Akuza ndaj prokurorit hodhi edhe zv/kryeministri Erion Braçe pas arrestimit të ish-kreut të Kadastrës së Durrësit për abuzime me detyrën.
LEXO EDHE:
“Far West” në Durrës, shkëmbim zjarri nga dy automjete (DETAJE)